Ka shkuar në 131 numri i viktimave nga shpërthimi i një cisterne me naftë në Sierra Leone

schedule08:26 - 11 Nëntor, 2021

schedule 08:26 - 11 Nëntor, 2021

Ka shkuar në 131 numri i viktimave pas shpërthimit të një cisterne me naftë javën e kaluar në Sierra Leone. Sipas një zëdhënëse të shërbimit kombëtar, aktualisht 63 persona ndodhen të shtruar në spital.

Tragjedia ndodhi të premten, në një zonë industriale të kryeqytetit Freetown. Sipas dëshmitarëve okularë, shumica e viktimave ishin shitës ambulantë dhe motoçiklistë që përpiqeshin të mblidhnin karburantin që rridhte nga cisterna kur shpërtheu zjarri.

Sierra Leone, dikur një koloni britanike me 7.5 milionë banorë, është një nga vendet më të varfra në botë, pavarësisht se nëntoka e saj është e pasur me diamante. Ekonomia e saj, e rrënuar nga korrupsioni, ende po përpiqet të rikuperohet nga lufta shkatërruese civile (1991-2002) që shkaktoi 120,000 viktima, epidemia e Ebolës dhe pandemia e koronavirusit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!