Bardhi: Demokratët nuk mbyllen në kasafortë, Paloka s’ka asnjë lidhje me këtë procedurë

schedule21:25 - 10 Nëntor, 2021

schedule 21:25 - 10 Nëntor, 2021

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e ka cilësuar si blof nismën e Sali Berishës për të mbledhur Kuvendin Kombëtar. Sipas tij, ish-kryeministri nuk ka mundur të mbledhë firmat e 1/4 të anëtarëve të Kuvendit.

Teksa Berisha ka deklaruar se formularët do të hapen vetëm në 11 dhjetor për të ruajtur fshehtësinë e të dhënave, Bardhi tha se demokratët nuk mund të mbyllen në kasafortë. Gjithashtu numri dy i demokratëve, theksoi se kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, të cilit firmat i kanë mbërritur në zyrë nuk ka asnjë lidhje me këtë proces.

Lexo edhe: “Berisha po luan blofin”, Bardhi: Nuk i ka mbledhur dot firmat, ndaj i mban sekret

“E keni dëgjuar kakofoninë e shifrave. Në fakt e vërteta është që procedura e ndjekur tregon që ka qenë e gjitha blof dhe nuk është arritur të mblidhet ¼ e firmave. Nuk ka Kuvend. Ku mund ti verifikojë firmat? Sekretari është institucioni që ka për detyrë të merret me3 organizimin e partisë. Ju keni ndjekur dhjetëra Kuvende të PD. Kuvend ka më shumë se 7600 anëtarë dhe do të duhet që të firmosin ¼ ed anëtarëve më pas vijon procesi në të gjithë institucionet, prandaj edhe statuti ka parashikuar një muaj kohë. Nuk mbyllen demokratët në kasafortë. PD nuk vepron me nëse. Nës e1/4 kërkojnë  thirrje e Kuvendit do të duhet të depozitohet kërkesa e tyre në institucionet statusore të PD. Kryetari i këshillit Kombëtar nuk ka asnjë lidhje me këtë procedurë. Berisha e njeh mirë statutin, ajo që është bërë sot nuk ka asnjë lidhje. Unë mbledh firmat vetë, i  verifikoj vetë, votoj vetë dhe i numëroj vetë na kujton kohën e atij që demokratët e rrëzuar para 30 vitesh,” tha Bardhi. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!