Kosova është mposhtur në miqësoren e sotme ndaj Jordanisë me rezultatin 0-2.
Në minutën e 18’ ishte jordanezi Baha Faisal i cili realizoi një supërgol nga distanca me një aksion të nisur me kundër sulm. Pak më vonë Muriqi pati një shans të artë por u ndal mjaft mirë nga portieri kundërshtar.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1 për Jordanezët . Në pjesën e dytë Kosova nuk arriti të gjente golin e barazimit pas disa përpjekjesh. Në minutën e 85’ ishin përsëri jordanezët të cilën shënuan golin e sigurisë me anë të Hamza Al Daradour pas një gabimi të mbrojtjes kosovare.
Gjithashtu Noor Al Rawabdeh doli me kartonin e kuq në minutën e 91’./h.ll/abcnews.al