13 viktima dhe 656 raste të reja me Covid në Maqedoni

schedule17:30 - 10 Nëntor, 2021

schedule 17:30 - 10 Nëntor, 2021

13 persona kanë humbur jetën dhe 565 raste të reja janë konfirmuar me Covid në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Sipas raportit të fundit nga ministria e shëndetësisë mësohet se nga 3 597 testime janë regjistruar të infektuar me Covid 656 raste të reja.

Në Shkup – 257, Manastir – 38, Kumanovë – 34, Prilep – 31, Shtip – 30, Kavadar – 27, Tetovë – 26, Veles – 24, Koçani – 23, Ohër dhe Kriva Pallanka nga 18, Strumicë, Negotinë dhe Dellçevë nga 13, Gjevgjeli – 12, Kratovë – 11, Radovishi – 10, Resnja, Probishtip dhe Demir Hisar nga 8, Struga – 6, Kërçovë, Sveti Nikollë, Krushevë dhe Makedonska Kamenica nga 4, Berovë, Vinicë, Bogdanci dhe Demir Kapi nga 3.

Gjithashtu në orët e fundit janë regjistruar 273 pacientë të shëruar nga COVID-19.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid është 207.566 persona mes të cilëve janë shëruar 191.922 pacientë dhe kanë humbur jetën  7.276, qytetarë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!