Xhaçka: Përfshirja e Kosovës në UNESCO, domosdoshmëri për bashkëpunim më efikas

schedule14:04 - 10 Nëntor, 2021

schedule 14:04 - 10 Nëntor, 2021

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka deklaroi në sesionin e 41-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO, se vendi ynë mbështet reformat e ndërmarra nga UNESCO, për modernizimin dhe transformimin strategjik të saj.

Ministrja Xhaçka solli edhe një herë në vëmendjen e të gjithë vendeve anëtare të organizatës, çështjen e anëtarësimit të Kosovës, mbështetur në parimin e gjithëpërfshirjes.

“Përfshirja e Kosovës, jo vetëm që do të ishte gjëja e duhur, por është një domosdoshmëri nëse më të vërtetë prioritet është adresimi i pretendimeve të përsëritura lidhur me ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike në Kosovë. Sepse e vërteta është që nuk ka mënyrë më të mirë dhe efikase për t’u marrë me ruajtjen e trashëgimisë kulturore, sesa përpjekjet e përbashkëta kombëtare dhe ndërkombëtare.

Prandaj unë sinqerisht shpresoj që arsyeja do të prevalojë dhe Kosova do të jetë e mirëpritur këtu, në mënyrë që qytetarët e saj, shqiptarët, serbët, dhe të tjerët, t’i bashkohen këtij komuniteti të madh dhe të punojnë së bashku me shtetet e tjera në promovimin e parimeve dhe vlerave që na bashkojnë të gjithëve”, u shpreh ministrja Xhaçka në fjalën e saj. /Abcnews.al