Një pjesë e segmentit të autostradës së Fushë Mamurrasit është pushtuar nga tymi ditën e sotme.
ABC mëson se mbetjeve që hidhen poshtë urës në shtratin e lumit Droje u është vënë flaka, duke shkaktuar shtëllunga të mëdha tymi.
Drejtuesit e automjeteve janë detyruar të ulin shpejtësinë për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.
Banorët e zonës dhe jo vetëm, shpesh herë hedhin mbeturinat në lumin Droje, duke shkaktuar ndotje të rrjedhës së tij dhe ambientit përreth. /Abcnews.al