32 vjet nga rënia e Murit të Berlinit, Meta: Demokracia do të triumfojnë

schedule10:16 - 9 Nëntor, 2021

schedule 10:16 - 9 Nëntor, 2021

Sot bota kujton 32-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit.

Presidenti Ilir Meta në një postim në Facebook shprehet se çdo mur, që na ndan sot nga Europa e Bashkuar, është i destinuar të shembet.

“Liria, të drejtat dhe dinjiteti njerëzor, demokracia dhe shteti i së drejtës do të triumfojnë padiskutim!

Të bashkuar rreth këtyre vlerave do të afrohemi më shpejt drejt Europës! Gëzuar përvjetorin e Shembjes së Murit të Berlinit” shkruan kreu i shtetit./ Abcnews.al