Shqipërisa do të luajë dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Botërorit “Katar 2022”, kundër Anglisë në “Wembley” dhe kundër Andorrën në “Air Albania”.
Për të folur për këto dy sfida dhe lojtarët e grumbulluar trajneri i përfaqësueses Shqiptare doli në një konferencë për shtyp para gazetarëve.
Edi Reja është shprehur se do japim maksimumin në këto dy ndeshje edhe pse vendi i dytë është thuajse diçka e pamundur.
“Do të shkojmë në Angli për të marrë maksimumin dhe rezultat sepse e kemi këtë synim që të bëjmë ndeshje sa më të mira. Humbja në shtëpi ndaj Polonisë e vështirësoi pjesën e ‘Play-Off’-it por matematika na e lejon, pavarësisht se luajmë ndaj Anglisë do të shkojmë të luajmë dhe të paraqitemi sa më mirë. Ne do të impeniohemi maksimalisht në dy ndeshjet e mbetura, qoftë më Anglinë apo Andorrën për të shpresuar deri në fund. Shpresojmë që Hungaria të na japë një dorë duke ndalur Poloninë. Lojtarëve do tu kërkoj të japin maksimumin, pasi duam pikë. Pasi të mbarojnë këto dy ndeshje do të bëjmë analizat tona për të parë çfarë kemi bërë mirë apo keq”, shprehet Reja.
Gjithashtu trajneri Reja shqaroi edhe lënien jashtë grumbullimit të Rey Manaj, Ivan Balliut, teksa Amir Abrashi dhe Berat Gjimshiti kanë probleme me dëmtimet.
“Pse mungojnë Balliu dhe Manaj, Sulmuesi mungon për faktin që nuk i pasoi Uzunit në ndeshjen me Poloninë? “Jo absolutisht, kam folur me Manaj se ka pasur disa probleme. Ka qenë me grip, ka luajtur edhe pak ndeshje. Më ka thënë se nuk është në gjendjen më të mirë, e kemi vendosur bashkarisht. Kam folur edhe me Balliun dy herë dhe ka pasur një problem me pubalgjinë dhe nuk ka arritur të rikuperojë, pavarësisht se ka luajtur me klubin. Do t’i nënshtrohet sërish testeve të tjera. Kisha dëshira ta shihja, më vjen keq sepse në ndeshjen e fundit ka pasur COVID. Ka shumë mungesa që na kondicionojnë dhe janë lojtarë të rëndësishëm si Abrashi, Gjimshiti”, theksoi tekniku i kuq e zinjve.
Timonieri i kuq e zinjve është shprehur gjithashtu se porta është pika më e fortë e Shqipërisë.
“Berisha, Strakosha në stol, i druheni këtij fakti? “Jo sa i përket portierëve jam i qetë. Kush luan është më në formë, por kur vijnë këtu punojnë shumë. Mbase janë edhe më të karikuar ngaqë nuk luajnë në klub. Nuk kam pasur probleme me portierët. Skuadra po rritet, ajo që dua të përmirësohemi është pjesa nga mesfusha e lartë. Është edhe portieri tretë, Selmani që kur është thirrur në apel ka qenë gati. Ka treguar se është në gjendje të zëvendësojë Berishën apo Strakoshën. Edhe Hoxha është gjithnjë aty, duhet t’i bëjmë komplimente këtyre lojtarëve pasi nuk janë si të tjerët. Kanë pranuar të rrinë edhe në pankinë apo të shkojnë në tribunë, ndaj duhet vlerësuar edhe aspekti profesional”, nënvizoi timonieri 76-vjeçari.
“Kumbulla ka luajtur shumë mirë me kombëtaren, ndërsa te Roma, po has vështirësi, sepse është një ambient i vështirë, që ka shumë kritika. Unë e kam thënë edhe në një intervistë, pas ndeshjes kundër Polonisë, që duhet të ketë më shumë hapësira me klubin. Kritikat i bëjnë mirë. Cilësitë i ka, duhet të fitojë pak vetëbesim dhe të jetë i qetë. Sigurisht që duhet të përmirësohet nga ana karakteriale. Tek ne ka besim dhe luan shumë mirë.
Detyra ime ishte që në vitin 2024 të kemi një skuadër kompetitive, që të mund të shkojë në Europian. Po shoh shumë të rinj që kanë bërë mirë. Do ta shoh me vonë, ndërsa deri tani kam ruajtur të njëjtin grup. I vetmi që është shtuar ka qenë Broja, ndërsa tani kam marrë edhe Muçin.
Avash avash do të bëjmë edhe disa ndryshime. Kam vlerësuar Dokën apo Balliun dhe po shoh, kush do të jenë kandidatët për të luajtur për të ardhmen. Por vetëm 24 lojtarë mund të grumbulloj, edhe për ndeshjen kundër Anglisë nuk di kë të lë në tribunë, sepse të gjithë duan që të luajnë në një ndeshje kaq të rëndësishme. Pres shumë nga të rinjtë, por tani nuk kam ndërmend të bëj eksperimente në këto 2 ndeshje të mbetura.
Xhaka? Xhaka thotë gënjeshtra, por ai po tallet me të gjithë ne. Një herë nuk e kam grumbulluar, por më pas ka refuzuar gjithmonë. Ai thoshte që nuk jam mirë, por ndërkohë luante me klubin. Balliu do të vijë, por më tha pse nuk po vjen këtë herë për këtë problem shëndetësor. Është një situatë krejt tjetër.
Xhaka nuk ka qenë i ndershëm me Shqipërinë dhe me mua, sepse i kemi çuar ftesë gjithmonë, por nuk vinte sepse pretendonte se ishte i dëmtuar. Unë nuk braktis asnjë, ndërsa ai braktisi Shqipërinë. Ta sqarojmë këtë gjë, njëherë e mirë”, përfundoi trajneri Reja. /f.a/abcnews.al