Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi gjatë një interviste me gazetaren Juli Xhokaxhi në “ABC LIVE” komentoi zhvillimet politike brenda opozitës shqiptare, ndarjen Basha-Berisha. Thaçi u shpreh kundër idesë së ish-kryeministrit Berisha, që vendimi për përjashtimin e tij nga grupi duhet të ishte marrë nga strukturat dhe jo nga lideri i partisë. Për Thaçin në demokraci vendimet i merr lideri dhe jo kolektivi si në komunizëm. “Një pjesë e shoqërisë sonë ndoshta është shumë nostalgjike për sistemin e kaluar, të kooperativës së vendimit të përbashkët, kjo nuk ekziston, në komunizëm ka qenë kjo. Atëherë se manipulimi ishte se ka vendos partia, populli, organet. Por demokracia shënjestron liderin” tha ai.
Zoti Thaçi si e shikoni betejën Basha-Berisha në opozitën shqiptare?
Një betejë e fortë politike brenda opozitës shqiptare. Për një komb opozita shpesh herë është më e rëndësishme se qeverisja. Mirë, po e personalizuar për të mos u dukur se “shes mend” për të tjerët, unë vazhdoj ta kem të ndaluar vizitën për në SHBA tash 18 vite për shkak të deklarimeve të mia radikale për marrëveshjen e Ohrit. Si e kam menaxhuar unë? Fillimisht deklarova se edhe prindërit i qortojnë fëmijët, por kjo nuk do të thotë se nuk i duan.
Lexo edhe: Kriza për qeverinë në Shkup, Thaçi në “ABC”: Zaevi, skenari rus dhe loja e keqe e partive shqiptare
Më pas, pas 3 muajsh kam vazhduar komunikimin e drejtpërdrejtë edhe me ambasadën amerikane dhe DASH, nuk është fundi i botës ajo që ndodhi me kryeministrin Berisha. Megjithatë, kryetari i PD, Basha, si cdo lider vjen momenti ku duhet të dëshmojë me vendime, që ndoshta quhen personale, se vendimet kolektive kanë qenë të kohës së komunizmit, në demokraci është më ndryshe, vendimi është personal. Beteja e brendshme duhet të përfundojë shpejt me një formësim të opozitës shqiptare që të jetë e konsoliduar
E sheh Berishën sërish në krye të PD-së?
Nuk e di, është për mua jo shumë falënderuese të ndërhyj, Berisha ka të drejtën e zotit për të bërë betejë politike.
Teza amerikane, a mendoni se Basha po e përdor?
Në rastin tim nuk ka pasur presione se i zgjidha vetë telashet, i kam pyetur a duhet të largohem a duhet të jap dorëheqjen dhe a duhet të komunikoj dhe i kam marrë përgjigjet pozitive, asgjë dramatike, vazhdon organizimi politik. Po tronditjet e brendshme duhet të kenë një fund.
Çfarë treguesi është që rinia mblidhet qark Berishës pa gjetur një frymëzim?
Kjo është temë shumë serioze, mendoj se të dy anët nuk kemi qartësi. Demokracia moderne kërkon liderin që merr përgjegjësitë, vendime dhe në baza të tyre merr faturën, një pjesë e shoqërisë sonë që ndoshta është shumë nostalgjike për sistemin e kaluar, të kooperativës së vendimit të përbashkët, kjo nuk ekziston, në komunizëm ka qenë kjo. Atëherë se manipulimi ishte se ka vendos partia, populli, organet. Por demokracia shënjestron liderin. Sa i përket Berishës as unë, askush tjetër nuk mund ta vlerësonim me moshë nëse mund të mund të merret me aktivitete politike. Nuk mund t’ja ndalojë kush.
/db/Abcnews.al