Vijon të jetë i lartë numri i rasteve të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 4.501, ndërsa janë regjistruar 601 raste të reja me koronavirus dhe kanë humbur jetën 13 persona.
Rastet e reja janë konfirmuar në Shkupi – 217, Manastiri – 68, Velesi – 34, Kavadari dhe Kumanova nga 31, Prilepi dhe Shtipi nga 28, Kriva Pallanka – 18, Koçani dhe Tetova nga 17, Gjevgjelia – 16, Dellçeva, Kërçova, Ohri dhe Radovishi nga 10, Berova-9, Negotino-8, Makedonska Kamenica dhe Resnja nga 5, Bogdanci, Vinica dhe Gostivari nga 4, Kratovë, Probishtip dhe Strumicë nga 3, Demir Hisar, Krushevë dhe Sveti Nikollë nga 2, Makedonski Brod dhe Struga nga 1.
Ndërkaq nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 ka shkuar në 205.623, mes të cilëve kanë fituar betejën me Covid 190.570, dhe kanë humbur jetën 7.217 pacientë./abcnews.al