Portugalia miraton projektligjin që legalizon eutanazinë

schedule15:43 - 6 Nëntor, 2021

schedule 15:43 - 6 Nëntor, 2021

Parlamenti i Portugalisë votoi të premten legalizimin e eutanazisë për herë të dytë këtë vit, duke miratuar një projekt-ligj të që synon të rishikojë kundërshtimet e ngritura nga Gjykata Kushtetuese.

Ligjvënësit votuan me  138 vota pro, 84 kundër dhe 5 abstenime për të mbështetur propozimin e ndryshuar, i cili sqaron rrethanat në të cilat mjekët mund të ndihmojnë pacientët që duan t’i japin fund jetës. Sipas mediave të huaja legjislacioni kërkon ende nënshkrimin e presidentit të Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa.

Parlamenti miratoi versionin e parë të projektligjit në janar, por u refuzua nga Gjykata Kushtetuese e vendit pas një kërkese rishikimi nga presidenti Rebelo de Sousa. Nëse ligji miratohet, Portugalia do t’i bashkohet një grupi të vogël vendesh ku eutanazia është e ligjshme, duke përfshirë Spanjën (e cila miratoi një ligj të ngjashëm në qershor ), Belgjikën, Holandën, Luksemburgun dhe Kanadanë.

Një ligj që legalizon eutanazinë në Zelandën e Re do të hyjë në fuqi të dielën, pas miratimit në një referendum vitin e kaluar./abcnews.al