Gjenden 4 gra të vdekura në Afganistan, mes tyre edhe aktiviste

schedule15:19 - 6 Nëntor, 2021

schedule 15:19 - 6 Nëntor, 2021

Katër gra kanë humbur jetën në Afganistan, sipas një zëdhënës të talebanëve. Trupat e grave u gjetën në Mazar-i-Sharif në veri të vendit. Një aktiviste për të drejtat e grave në Mazar-i-Sharif  tha për AFP se njihte një nga viktimat, Frozan Sanfi, “një aktiviste e njohur për të drejtat e grave në qytet”.

Carrie Sayed Hosti, një zëdhënëse e Ministrisë së Brendshme, tha se dy të dyshuar ishin arrestuar pas gjetjes së trupave brenda një shtëpie. Një nga burimet,  konfirmoi gjithashtu se të paktën një nga viktimat ishte një aktiviste për të drejtat e grave, familja e së cilës nuk dëshiron të flasë për mediat.

Që kur talebanët morën pushtetin në mes të gushtit, frika është përhapur në të gjithë vendin veçanërisht në mesin e grave, dhe shumë aktivistë janë larguar nga vendi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!