Ish-avokati i Trump, Michael Cohen do të dëshmojë para Kongresit

schedule11:22 - 11 Janar, 2019

schedule 11:22 - 11 Janar, 2019

Majkëll Kohen, ish avokati personal i Presidentit amerikan Donald Tramp, i dënuar me tre vjet burg për krime të ndryshme, do të dëshmojë para Kongresit Amerikan. Lajmi është konfirmuar nga CNN. Kjo është lëvizja e parë e rëndësishme e demokratëve, pas marrjes së kontrollit në dhomën e deputetëve, ndaj kreut të Shtëpisë së Bardhë. Një hap tjetër ishte dhe propozimi i ligjit për publikimin e detyrueshëm të deklaratave fiskale nga ana e presidentëve dhe zëvendës presidentëve. Kohen do të dëshmojë para komisionit kryesor hetimor të dhomës së deputetëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!