Pak sezone më parë, dollakët nuk ishin një nga pjesët më të preferuara të grave. Megjithatë, pasarelat e viteve të fundit kanë dëshmuar pikërisht të kundërtën, duke ripërcaktuar dollakët dhe duke i kthyer në axhendën e veshjeve të punës dhe street style-it.
Të veshësh një fustan mbi dollakë nuk është dhe aq ekstreme. Në fakt, mund të jetë një zgjedhje që do t’ju japë një pamje mbresëlënëse.
Çdo set do të dukej më mirë me një xhaketë sportive. Xhaketa femërore është pjesa më chic që mund të zgjidhni me dollakët e zeza. Plotësojeni pamjen me taka të larta dhe aksesorë diskrete.
Për look casual vjeshte kombinoni dollakët me pantallona të shkurtra lëkure. Kombinojini me një triko të thjeshtë dhe të trashë.
Theksoni këpucët. Një palë çizme dhe dollakë të zinj janë gjithçka që ju nevojitet për të tërhequr vëmendjen te këmbët edhe në dimër.
Eksperimentoni me veshjet oversize. Xhaketat dhe pulovrat e gjera përshtaten në mënyrë perfekte me dollakët dhe kompozojnë ansamblin më komod të vjeshtës. /abcnews.al