Tre personat e arrestuar nga policia në lidhje me grabitjen në shtëpinë e noterit Thoma Kaçi në Sarandë janë lënë në burg nga trupi gjykues. “Arrest me burg” është caktuar për Oltjon Kolonjën allias Oltjon Pula 39-vjeç, Elis Avdulin allias Mile Xhafa, 52-vjeç dhe Vladrias Himajn, 34-vjeç.
Gjyqtari Alban Veçani vendosi t’i lërë në burg tre të arrestuarit duke pranuar kështu kërkesën e prokurorit Ilir Hoxha.
Mësohet se tre të dyshuarit nuk e kanë pranuar akuzën dhe kanë mbajtur qëndrim mohues bashkë me avokatët e tyre mbrojtës. Këta të fundit kishin ardhur nga Gjirokastra e Tirana pasi asnjë avokat në Sarandë nuk mori përsipër mbrojtjen e të dyshuarve për grabitjen e kolegut të tyre noter.
Megjithatë Prokurori Ilir Hoxha paraqiti disa prova, që sipas tij janë të mjaftueshme për mbajtjen të izoluar deri në përfundim të hetimeve të tre të dyshuarve. m.v/Abcnews.al