Në rajonin e Khabarovsk, në ekstremin lindor të Rusisë, autoritetet për të nxitur vaksinimin kundër Covid-19, kanë organizuar një lotari. Pjesëmarrësit, qytetarë nga mosha 18 vjeç e sipër duhet të vaksinohen nga data 1 deri në 30 nëntor. Çmimet do të ndahen në datë 1 dhjetor.
Ndër çmimet e parashikuara, janë një kupon për pastrimin e dhëmbëve, një për prerje flokësh dhe 3 ton qymyr./abcnews.al