Magdalena Andersson, gruaja e parë që bëhet kryeministre në Suedi

schedule15:45 - 5 Nëntor, 2021

schedule 15:45 - 5 Nëntor, 2021

Ministrja suedeze e financave Magdalena Anderson është zgjedhur lidere e partisë socialdemokrate, duke i hapur rrugën për t’u bërë kryeministrja e parë femër në vend. Zgjedhja e saj vjen pesë muaj pasi kryeministri  Stefan Lofven dha dorëheqjen.

54-vjeçarja do të bëhet kryeministrja e parë femër në historinë suedeze, nëse fiton një votë në parlament, data e të cilit nuk është caktuar ende. Ish ekonomiste dhe ish notare profesioniste, ajo ka qenë ministre financash për 7 vite. Kolegë dhe miq i kanë vënë epitetin “Bulldozer” për shkak të këmbënguljes së saj dhe aftësisë për të imponuar linjën e saj të veprimit.

Nuk janë të pakta  rastet që ajo krahasohet me Angela Merkel. Sfida e saj e parë do të jetë të marrë mbështetjen e ambientalistëve, partisë së majtë dhe të qendrës që janë të domosdoshëm për krijimin e qeverisë. Më pas ajo do të duhet të punojë për të forcuar socialdemokratët të cilët nuk favorizohen për zgjedhjet e 2022 sipas sondazheve.

Një betejë që parashikohet e fortë me ekstremin e djathtë që është përforcuar dhe falë flukseve të emigrantëve, që nuk kanë krijuar një atmosferë optimiste mes votuesve.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!