Presidenti i Turqisë është parë të luajë baskëtboll me disa të rinj në një fushë pranë zonës presidenciale të Ankarasë. Ai shihet të lëvizë pak pranë koshit duke tentuar të fusë topin disa herë aty.
Videoja në fjalë është publikuar nga stafi i tij për të dhënë mesazhin se presidenti është mirë me shëndet pas disa pamjeve ku ai dukej të kishte vështirësi të mëdha për të ecur apo folur.
Lexo edhe: FOTO/ Shumë i sëmurë, këto janë këpucët që përdor Erdogan për të qendruar në këmbë
Madje, tre ditë më parë në rrjetet sociale në Turqi u përhap lajmi se ai kishte ndërruar jetë pasi prej vitesh vuan nga një sëmundje e rëndë, siç është kanceri i zorrësh së trashë.
Ümraniye Millet Bahçesi açlışında Sn Cumhurbaşkanımız @RTErdogan gençleri görünce dayanamadı maça katıldı. pic.twitter.com/1u7ZLEodjy
— AHMET COTUK (@ahmetcotuk) November 5, 2021
Kjo është tentativa e dytë e Erdoganit për të treguar se e ka situatën nën kontroll pas daljes për mediat dy ditë më parë për të dhënë një mesazh të shkurtër. /abcnews.al