Verifikimet e Prokurorisë për Tom Doshin, Celibashi: Do ta shqyrtojmë

schedule11:28 - 5 Nëntor, 2021

schedule 11:28 - 5 Nëntor, 2021

Edhe pse Tom Doshi nuk është më deputet dhe ka dhënë dorëheqjen edhe nga partia e tij PSD, kryekomisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi është shprehur se do të merret në shqyrtim çdo dokument i ardhur nga Prokuroria.

“Cdo dokument që lidhet me procesin e verifikimit të kandidatëve në rastin kur është edhe Prokuroria do marri vlerësimin e KQZ” tha Celibashi.

Ditën e djeshme Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer përgjigje KQZ. Prokuroria në gjetjet e saj tha se Doshi ka qene i dënuar dhe hetuar për disa vepra penale. /abcnews.al/