Vendimi i fortë i Greqisë për taksitë

schedule17:39 - 4 Nëntor, 2021

schedule 17:39 - 4 Nëntor, 2021

Greqia ka vendosur që nga viti 2025 të gjitha taksitë e reja në Athinë dhe Selanik duhet të jenë elektrike ose me emetim zero, njoftoi kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

Ai iu referua gjerësisht angazhimeve të ligjit për klimën dhe përveç taksive, vuri në dukje se kjo masë do të zbatohet për 1/3 e automjeteve me qira.

Përveç kësaj, ai theksoi se nga viti 2030 do të ndalohet shitja e makinave të reja me motorë me djegie të brendshme./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!