FOTO/ Ky është serbi që hoqi flamurin shqiptar, i duket vetja si mbreti i Instagramit

schedule22:30 - 3 Nëntor, 2021

schedule 22:30 - 3 Nëntor, 2021

Dy ditë më parë në rrugët e Beogradit u hoqën me dhunë flamuj shqiptarë që valëviteshin përkrah atij serb. Video që tregonte autorët u shpërnda në rrjetet sociale.

Një nga mediat serbe, Blic.rs shkruan se personi që hoqi flamujt shqiptarë është Nikola Keljanoviq, që cilësohet si djali i njeriut më të pasur të Beogradit. Ai pranoi se kishte bërë thirrje për heqjen masive të flamujve shqiptarë nga në disa rrugë në Beograd, ku ishin vendosur.

Ai njihet për promovimin e arrogancës, ekstravagancës dhe veseve në rrjetet sociale” shkruan media serbe. I riu është i njohur për autoritetet e drejtësisë në Serbi për shkak të shkeljeve të shumta, megjithatë sërish vazhdon jetën e shthurur.

Siç thotë ai vetë, babai i tij është pronar i një firme ndërtimi dhe nuk mburret me veprimet e të birit, e nëna e mohon shpeshherë se Nikolla është pikërisht fëmija i saj.

Megjithatë, kjo nuk e pengon Keljanoviqin të vazhdojë me mënyrën e tij të jetesës, të cilën ai shpesh e krahason me atë të mbretit të vetëshpallur të Instagramit, Dan Bilzerian./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!