Keni pësuar djegie? Shpiket makina që bën çudinë me lëkurën e njeriut

schedule20:30 - 3 Nëntor, 2021

schedule 20:30 - 3 Nëntor, 2021

Makina e parë në botë që prodhon transplante të personalizuara të lëkurës për kuruar edhe lëndime të rënda, si djegie të thella, u ndërtua nga CUTISS, një kompani zvicerane.

Makina denovoCast mund të kthejë një pjesë të vogël të lëkurës së pacientit në një implant ose ind të gjallë deri në 100 herë më të madh.

Tradicionalisht, transplantet e lëkurës bëhen nga copa të holla të lëkurës së pacientit. Kjo kufizon përmasat e tyre por edhe mundësitë që kanë mjekët për të përballuar djegiet e mëdha.

Në të njëjtën kohë, këto implante përbëhen kryesisht nga shtresa e sipërme e lëkurës, por shtresa e poshtme është ajo që rregullon dhe shëron plagët. Kjo do të thotë se pacientët mund të mbeten me plagë që kufizojnë lëvizshmërinë. Dhe kjo e bën të nevojshme kryerjen e operacioneve të tjera.

Makina denovoCast, sipas krijuesve të saj, mund të shpëtojë jetë dhe të reduktojë plagët. Mund të prodhojë sasi të mëdha të lëkurës së re, të përbërë nga shtresat e sipërme dhe të poshtme.

Çdo vit, 11 milionë njerëz në mbarë botën pësojnë djegie të rënda. 70% e tyre ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Krijuesit e makinës thonë se kjo do të zvogëlojë koston e trajtimit të djegieve./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!