Anëtarët e opozitës kanë braktisur mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit. Shqyrtimi i nismës së propozuar nga PD për ndryshimet kushtetuese dhe nisma e PS për zgjatjen e afateve të vettingut është bërë sërish objekt përplasjeje mes palëve.
Ndërkohë që nënkryetari i PD, Alfred Rushaj propozoi ndryshim oraresh, Kryetarja e Kuvendit kërkoi që të hidhet për votim edhe propozimi i anëtarit të PS, Toni Gogu që kalendari të miratohet në mbledhjen tjetër. Kjo solli kundërshtinë e deputetëve të PD, të cilët vendosën të braktisin mbledhjen.
Lindita Nikolla: Për të vazhduar me kalendarin dhe propozimet e tjera në mbledhjet e ardhshme, e hedhim në votim.
Gazment Bardhi: Nuk është serioze. Ju je i kryetare e Kuvendit. Ndërkohë që ne diskutojmë ju keni dy kolege aty si këshilltare. Keni vendosur të hidhni në erë dialogun politik. Seancst dëgjimore do ti bëjmë kur të duam ne jo kur të doni ju.
g.v/abcnews.al