Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur të miratojë listën me emrat e kandidatëve për dy vende vakante në SPAK, të cilët plotësojnë kushtet ligjore për ngritjen në detyrë, pas vlerësimit paraprak. Kandidatët që plotësojnë kriteret janë: Alfred Shehu, Elvin Gokaj dhe Sonila Muhametaj (Domi).
Sipas KLP, ata do të vazhdojnë garën e mëtejshme për prokurorë pranë SPAK.
Gjithashtu në mbledhje e sotme KLP ka caktuar në detyrë prokurorin Petrit Çano në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë. Ndërsa, Erjon Shehaj është emëruar në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë. g.v/abcnews.al