Gara për guvernator supozohej të ishte një fitore e lehtë për demokratët, por gjërat ndryshuan. Anketat tregojnë se demokrati Terry McAuliffe, i cili ka shërbyer në atë post nga viti 2014 deri 2018, është në garë të ngushtë me republikanin Glenn Yungkin. Republikanët nuk kanë fituar postin e guvernatorit të Virxhinias që nga viti 2009, shkruan Fox News
Gara për guvernatorin e Virxhinias mes demokratit Terry McAuliffe dhe republikanit Youngkin shihet si një tregues i mundshëm për zgjedhjet e e mesmandatit për Kongres gjatë vitit të ardhshëm. Dhe mesa duket strategjia e republikanit Youngkin ka patur efektin e duhur.
Shumica e votuesve në Virxhinia kanë pikëpamje të pafavorshme ndaj ish-presidentit, por kandidati republikan për guvernator ka rezultate më të mira.Sipas një sondazhi nga Associated Press, rreth gjysma e të anketuarve kanë opinion të favorshëm ndaj kandidatit republikan. Ekonomia u rendit si çështja kryesore për shtetin e Virxhinias, pasuar nga koronavirusi dhe arsimi. Votuesit ishin të ndarë në opinionet e tyre mbi punën e Presidentit Joe Biden.
Votimet e së martës janë më të rëndësishmet që kur Biden mundi Trump vitin e kaluar. Zgjedhjet në Virxhinia shihen gjerësisht si barometër për zgjedhjet e mesmandatit për Kongresin amerikan vitin që vjen. Rezultati gjithashtu mund të ofrojë një panoramë të përgjithshme për të hartuar planet e fushatave zgjedhore në shtetet e pavendosura.
Të dy kandidatët mbajtën aktivitetet përfundimtare të fushatës të hënën në periferi të Virxhinias. McAuliffe në muajt e fundit ka pësuar ulje në sondazhe. Është e njëjta periudhë kur edhe mbështetja për presidentin Joe Biden ra nga 50 për qind në pak më shumë se 40 për qind./abcnews.al