Varfëria ekstreme, babai shet vajzën për 2 mijë dollarë, lutja e të miturës: Dua të bëhem mësuese

schedule18:44 - 2 Nëntor, 2021

schedule 18:44 - 2 Nëntor, 2021

Varfëria në Afganistan është ulur këmbëkryq që pas marrjes së pushtetit nga talibanët. Në kushte ekstreme, një baba afgan ka shitur vajzën e tij 9-vjeçare te një 55-vjeçar.

Lajmi ka bërë xhiron e botës. Buzëqeshja dhe pafajësia e 9-vjeçares Paruana Mali u shuan përgjithmonë dhe sytë e saj të gjallë janë dorëzuar para trishtimit.

Frika dhe dhimbja kanë lënë çdo gjë nën hije ndërsa në fytyrën e të miturës pasqyrohet vetëm dhimbje.

Fjalët e saj në CNN, zbuluan se ajo jeton çdo ditë me makthin e abuzimit nga 55-vjeçari.

“Babi më shiti se nuk kishim bukë, oriz dhe miell”, u shpreh ajo e pikëlluar.

Deri në momentin e fundit 9-vjeçarja iu lut familjarëve të ndryshonin mendje pasi donte të vazhdonte shkollën dhe të bëhej mësuese. Pas ceremonisë për martesë me 55-vjeçarin e që kishte “blerë” për 2200 dollar, ai e shtyu drejt makinës së tij.

Që kur talibanët kanë ardhur në pushtet, histori të tilla po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Edhe pse martesa me fëmijët nën 15-vjeç është e ndaluar në vend, ky ligj tashmë është thyer veçanërisht në zonat e varfra e rurale. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!