Futbollisti i ri i Napolit, Diego Pancolo e ka kopjuar të famshmen “Dora e Zotit” nga Diego Maradona.
Pancolo shënoi një ditë para ditëlindjes së 61-të të Maradonas dhe 35 vjet pasi u realizua ky gol në Kupën e Botës në Meksikë, shkruan FrontOnline.
“Kërceva, por jo mjaftueshëm, kështu mendova ta prekja topin me dorë. Në ajër nuk mund ta godisja me këmbë, andaj përdora dorën”, kishte thënë Maradona në vitin 1986 pasi e shënoi këtë gol ndaj Anglisë në çerekfinalen e botërorit.
Ndryshe, Maradona u nda nga jeta më 25 nëntor të vitit të kaluar si 60-vjeç.