Në COP26 s’mund të futeshin personat në karrocë me rrota, Johnson i kërkon falje ministres izraelite

schedule15:55 - 2 Nëntor, 2021

schedule 15:55 - 2 Nëntor, 2021

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson i kërkoi personalisht falje ministres së Energjisë së Izraelit, Karine Elharrar, e cila e pati të pamundur që të merrte pjesë në samitin e klimës COP26 të hënën.

Johnson i kërkoi kryeministrit izraelit Naftali Bennett që të ftojë Elhaarrar për t’u bashkuar me dy kryeministrat në një takim të veçantë të martën.

Por Elharrar, e cila vuan nga distrofia muskulare dhe përdor karrige me rrota për të lëvizur e pati të pamundur të merrte pjesë në procedurat e së hënës pasi ambientet nuk kishin një platformë të posaçme për personat në karrige me rrota dhe Johnson i kërkoi personalisht falje për incidentin, sipas një zyrtari të lartë me delegacionin izraelit në COP.

Elharrar udhëtoi për në Skoci në autokolonën e Bennett të martën dhe u shoqërua nga kryeministri izraelit në konferencë.

Bennett kritikoi ashpër organizatorët e eventit për çështjen e aksesit të karrigeve me rrota pas incidentit të së hënës dhe kërcënoi se do ta anulonte paraqitjen e tij në ngjarje të martën. Presidenti i COP, ministri Alok Sharma ka thënë vazhdimisht se një konferencë plotësisht gjithëpërfshirëse ishte thelbësore për suksesin e konferencës për klimën.

Downing Street konfirmoi për CNN se Johnson i kishte kërkuar falje ministres. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!