iPhonet e ardhshëm do të jenë në gjendje të zbulojnë aksidentet automobilistike dhe mund të telefonojnë automatikisht emergjencën. Kjo veçori e re mund të zbulohet vitin e ardhshëm, raporton The Wall Street Journal. Funksioni do të përdorë sensorë si akselerometri që është integruar në pajisjet Apple.
Apple thuhet se ka testuar funksionin gjatë vitit të kaluar. Sipas dokumenteve, Apple ka mbledhur të dhëna në mënyrë anonime nga përdoruesit e iPhone dhe Watch. Ajo ka zbuluar më shumë se 10 milionë përplasje automjetesh, me më shumë se 50,000 prej tyre të shoqëruara me një telefonatë në 911.
Dhe Google ka prezantuar një veçori të ngjashme për Pixel 3 dhe Pixel 4 nëpërmjet aplikacionit të tij Personal Safety, por nuk është i disponueshme në të gjithë telefonat Android. /abcnews.al