Presidenti turk bojkoton COP26

schedule15:45 - 1 Nëntor, 2021

schedule 15:45 - 1 Nëntor, 2021

Presidenti i Turqisë Erdogan nuk do të jetë i pranishëm në samitin për klimën Cop26 të organizuar nga Kombet e Bashkuara në Glasgow, për shkak të problemeve që lidhen me masat e sigurisë.

Sipas Reuters, organizatorët kanë kufizuar numrin e anëtarëve të delegacionit turk dhe automjeteve në dispozicionin e tyre. Vendim që ka shqetësuar Erdogan për masat e sigurisë, duke zgjedhur në këtë mënyrë që të mos marrë pjesë. Ministri turk i Murat Kurum dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë turke do të marrin pjesë në samitin e Glasgow.

Turqia ishte vendi i fundit i G20-ës dhe ndër të fundit në botë që ratifikoi në fillim të muajit tetor marrëveshjen e Parisit për klimën. Ankara ka negociuar për shumë kohë duke u përpjekur që të klasifikohet nga Fondi për Klimën e Gjelbër, si një vend në zhvillim, dhe jo një vend i zhvilluar.

Qëllimi është marrja e një ndihme më të madhe financiare për t’i përdorur në projekte që kanë të bëjnë me ndryshime klimatike. Erdogan pranoi së fundmi se Turqia pret një financim prej 3.157 miliard dollarësh nga ky fond.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!