Joaquin Correa , lojtari i ndeshjes së djeshme ku Interi fitoi ndaj Udinezes me rezultatin 2-0 .
Correa shënoi dy gola shumë të bukur duke i dhënë Inter-it 3 pikët dhe duke e shtyrë ekipin drejt luftës për kreun e tabelës. Në minutën e 69’ , Correa zëvendësohet dhe bëri një gjest që ra në sy të mediave italiane.
Ai hoqi fanellën e tij dhe u drejtua drejt “heroit” të tripletës, Esteban Cambiaso-s. Me Cambiasson ai ka shumë mardhënie të mira ku dhe vlerësohet shumë nga ish-lojtari i Inter-it.
Në fakt fanella nuk ishte për Cambiason, por për djalin e tij./H.LL/abcnews.al