Flamuri shqiptar pjesë e festës së OBRM-PDUKM-së në Shkup

schedule23:03 - 31 Tetor, 2021

schedule 23:03 - 31 Tetor, 2021

Flamuri shqiptar është bërë pjesë e festës së partisë opozitare OBRM-PDUKM-së në Shkup.

Festa është zhvilluar para selisë së tyre qendrore në Shkup, ku edhe janë shpallur fitues me kandidatin  e përkrahur nga ata Danella Arsovska.

Kjo e fundit ka marrë edhe mbështetjen e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Partia maqedonase OBRM-PDUKM, më parë ka pasur retorikë anti-shqiptare ndërsa tashmë duket se tensionet janë ulur. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!