Idri Istrefi pranon humbjen në Strugë

schedule22:19 - 31 Tetor, 2021

schedule 22:19 - 31 Tetor, 2021

Idri Istrefi, Kandidati për kryetar të Komunës së Strugës nga radhët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativën ka pranuar humbjen në zgjedhjet lokale.

Lajmi është bërë i ditur nga veta Istrefi i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka pranuar humbjen kundër kryetarit në detyrë të Strugës, Ramiz Merko.

– Të dashur qytetarë, struganët e mi. Ne dështuam. Ne luftuam kundër një qeverie të tërë me gjithë energjinë që kishim. Por duket se nuk ka mjaftuar për të mposhtur Strugën. Jeta Vazhdon. Bashkë me të dhe përpjekjet për të bërë më të mirën për Strugën, për brezat që do të vijnë. Ne do të analizojmë gjithçka ku kemi gabuar. Do të ketë një reflektim të thellë. Ky zhvillim nuk duhet të ndikojë në jetën e një strugani të thjeshtë. “Por dua t’ju ​​falënderoj për besimin dhe t’ju ​​kërkoj falje që nuk mund të bëj më shumë”, ka shkruar Istrefi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!