Napoli ka arritur të mposhtë edhe Salernitanan edhe pse me shumë mund me rezultatin 0-1 në kuadër të javës së 11 të Serie A.
Ndeshja ishte e baraspeshuar, me skuadrën e Amir Rrahmanit që ishte me agresivë për plotë 90 minuta.
Golin e vetëm e realizoi Zielinski që shënoi pas një topi të kthyer (62′).
Vendasit mbeten me një lojtar më pak pasi Kastanos u ndëshkua direkt më të kuq, por pastaj edhe Koulibaly gjithashtu u ndëshkua me të kuq (77′).
Me këtë fitore, Napoli mori kreun me 31 pikë, ndërsa Salernitana renditet në vendin e 19 me shtatë pike. /abcnews.al