Pasditja ka sjellë një rritje të pjesëmarrjes së qytetarëve në votime në Dibër për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut.
Raportohet se në Dibër që ka vetëm një vendvotim dhe ku ka rivotim dhe jo balotazh, deri në orën 15:00, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 400 qytetarë apo thënë ndryshe
51.4 %.
“Krahasuar me rrethin e parë, dalja është më e madhe për 22.6%”, tha kryetar i Këshillit Zgjedhor Komunal.
Më ai ka shtuar se më 17 tetor në këtë vendvotim deri ora 15:00 votuan 224 persona ose 28.8% nga gjithsej personat e regjistruar. /abcnews.al/