COVID-19/ Numër i lartë infektimesh në vend, 8 humbje jete në 24 orët e fundit

schedule16:58 - 31 Tetor, 2021

schedule 16:58 - 31 Tetor, 2021

413 persona janë infektuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Ndërkohë mbetet i lartë numri i vdekjeve për shkak të covid-19, ku në 24 orët e fundit ka 8 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Shtatë qytetarë nga Tirana të moshave 64- 77 vjeç dhe një qytetar nga Saranda 71 vjeç.

Janë  7,756 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.  Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 163 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 341 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,620 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Njoftimi i policisë: 

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 2,115 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 413 qytetarë, në këto bashki: 192 në Tiranë, 22 në Vlorë, 18 në Kamëz, Elbasan, 15 në Fier, Gjirokastër, Berat, 12 në Sarandë, 9 në Lushnje, 8 në Shkodër, Durrës, 7 në Patos, 6 në Dimal, 5 në Mallakastër, Himarë, Korçë, 4 në Krujë, Vorë, Rroskovec, Përmet, Skrapar, 3 në Lezhë, Mirditë, Delvinë, 2 në Malësi e Madhe, Tropojë, Kurbin, Selenicë, Konispol, Tepelenë, Gramsh, 1 në Vau i Dejës, Pukë, Kukës, Has, Shijak, Dibër, Mat, Divjak, Kolonjë, Kuçovë.

Janë  7,756 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 163 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 8 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Shtatë qytetarë nga Tirana të moshave 64- 77 vjeç dhe një qytetar nga Saranda 71 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 341 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,620 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (31 Tetor 2021)
Raste të reja ditore          413
Të shëruar në 24 orë       341
Të shtruar në spitale       163
Humbje jete në 24 orë    8
Testime ditore                 2,115

Testime totale              1,306,337
Raste pozitive                185,300
Raste të shëruara           174,620
Raste Aktive                     7,756
Humbje jete                      2,924

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           3,896
Fier                 882
Durrës            614
Shkodër         513
Elbasan          359
Vlorë               351
Gjirokastër     285
Berat               256
Korçë              195
Lezhë              193
Kukës              127
Dibër                 85

/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!