Skuadra e Laçit ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 sfidën kundër Skëndërbeut. Një takim ku Guindo ishte protagonisti absolut, i cili arriti të shënojë edhe dy golat e ndeshjes.
Goli i parë u shënua në minutën 40 të pjesës së parë, më anë të një penalltie, ndërsa në minutën 64 dyfishoi rezultatin për kurbinasit.
Në këtë mënyrë Mirel Josa bën debutimin e tij tek Skuadra e Laçit me fitore, duke mundur ish-skuadrën e tij Skëndërbeun, që “zhytet” akoma më shumë në fundin e tabelës pa arritur të shijojë fitoren e parë në këtë kampionat.
Me fitoren e dytë radhas Laçi arrin në kuotën e 8 pikëve, i pozicionuar në vendin e 9-të. /f.a/abcnews.al