Policia ka goditur në Lezhë një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza duke arrestuar poseduesin.
Pas informacioneve të marra në rrugë operative policia ka ndaluar një makinë të dyshimtë dhe nga kontrolli drejtuesit i janë zbuluar disa doza kanabis gati për shitje, të cilat u sekuestruan së bashku me automjetin.
Poseduesi A.L., 34 vjeç, banues në Mamurras u arrestua. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./ Abcnews.al

