9 viktima dhe 417 raste të reja me Covid në Maqedoni

schedule18:22 - 29 Tetor, 2021

schedule 18:22 - 29 Tetor, 2021

Ministria e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 417 raste të reja nga 2 964 testime.

Në orën e fundit kanë humbur jetën 9 persona.

Prej rasteve të reja në Shkup janë 155, Prilep – 31, Kumanovë dhe Veles – 26, Kavadari – 24, Manastiri dhe Shtipi – 17, Kriva Pallanka – 14, Koçani – 13, Tetova – 11, Ohri dhe Probishtip – 10, Radovishi – 7, Shën Nikolla, Dellçeva dhe Kratova – nga 6, Gjevgjelia, Resnja, Berova dhe Demir Hisari – 5, Strumicë, Kërçova, Negotina, Vinica dhe Makedonska Kamenica – 3, Pehçeva – 2, Krusheva – 1.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 329 pacientë të shëruar, në 24 orët e fundit.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 201.708, prej të cilëve 188.024 janë shëruar, ndërsa 7.108 kanë ndërruar jetë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!