Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha: Miqtë e mi më thanë se dosja ime ka zero prova

schedule18:13 - 29 Tetor, 2021

schedule 18:13 - 29 Tetor, 2021

Në fjalën e tij në “Foltoren” e Lezhës, ish-kryeministri Sali Berisha tha se gjykata në Paris ka pranuar padinë e tij ndërsa shtoi se disa miq e kanë njoftuar se në dosje ka zero fakte.

Sali Berisha mes të tjerash ka ftuar sekretarin e Shtetit, Blinken që të paraqes qoftë edhe një provë të vetme në gjykatë, por sipas tij nuk ka asnjë fakt.

“Vendimin e DASH që e kam të qartë si dritën e diellit që është shpifje dhe shpifje, unë e mbajta personal dhe padita në Paris atë që firmosi vendimin. Jo vetëm që gjykatësi ka pranuar shqyrtimin e padisë sime, por miqtë të mi më kanë njoftuar se ajo dosje ka zero fakte, zero dokumente dhe zero prova ashtu siç u kam thënë ju. Unë ftoj sekretarin e shtetit dhe cilindo shtetar, qytetar, institucion të atij vendi dhe mbarë botës që çdo fakt që të ketë ta çojë në sallën e gjyqit në Paris.”, tha Berisha. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!