Situata shëndetësore e Mbretëreshës Elizabeth është shqetësuese. Sipas dy anëtarëve të Buckingham, gjërat janë shumë më keq nga sa ka paralajmëruar Pallati.
Mbretëresha ka përmbushur mirë detyrat e saj që pas vdekjes së bashkëshortit. Mirëpo, shqetësimi vjen për shkak të shtrimit të saj të fundit në spital dhe anulimit të shumë prej udhëtimeve të planifikuara.
Mbretëresha Elizabeth aktualisht është duke punuar nga Kështjella Windsor, duke ndjekur këshillën e mjekëve të saj se ajo ka nevojë për pushim. Megjithatë, ajo anuloi udhëtimin e saj të planifikuar në Irlandën e Veriut. Po atë javë, ajo u detyrua të anulonte pjesëmarrjen në Samitin e Klimës në Glasgow, pasi u shtrua në spital për një ditë dhe iu nënshtrua ekzaminimeve parandaluese, përcjell abcnews.al.
Që atëherë ka pasur trazira të mëdha jo vetëm mes mbështetësve të flaktë të kurorës por edhe në Pallat. “Ka një shqetësim të madh në rrethet mbretërore,” tha një burim për Us Weekly, duke shtuar: “Sado e pathyeshme që mund të duket, Mbretëresha Elizabeth është një qenie njerëzore që nuk mund të jetojë përgjithmonë”. “Në fakt, situata është shumë më e keqe nga sa dihet”, pohon një burim i dytë.
Që nga fillimi i tetorit, Mbretëresha Elizabeth ka bërë gjithsej 19 paraqitje publike. Pas vdekjes së burrit të saj, Princit Philip, padyshim që donte të kthehej në normalitet sa më shpejt të ishte e mundur. Megjithatë, siç zbulon një nga ekspertët e pallatit në gazetën BILD, “të gjithë u habitëm që shumë shpejt pas vdekjes së Princit Philip, ajo këmbënguli të dilte në publik”.
Por nuk janë vetëm daljet e shumta publike. Humbja e dhimbshme e bashkëshortit të saj e shqetëson monarken. Familja dhe miqtë vunë në dukje se shëndeti i mbretëreshës Elizabeth ishte “përkeqësuar që nga vdekja e Philip” , tha një burim për gazetën gjermane.
Kjo është arsyeja pse Mbretëresha duhet të mbështetet edhe më shumë nga fëmijët dhe nipërit e saj në të ardhmen, përcjell abcnews.al.
Thuhet se javët e fundit ka pasur disa takime me të gjithë stafin e Madhërisë së Saj, përfshirë sekretarët privatë dhe drejtuesit e protokollit. Kjo ndodhi pasi na u desh të ricaktonim dhjetëra takime”, shpjegon burimi në kushte anonimiteti për gazetën “BILD”.
“Që tani e tutje, Princi Charles dhe gruaja e tij Camilla do të kenë më shumë detyrime. Por kështu do të bëjnë edhe Princi William dhe gruaja e tij, Kate Middleton. Megjithatë, Mbretëresha këmbënguli që Duka dhe Dukesha e Kembrixhit nuk duhet të fajësohen. Mbretëresha Elizabeth thuhet të jetë shprehur: “Kate ka shumë për të bërë si nënë”. Kjo tregon se sa e sjellshme është mbretëresha,” shtoi burimi.
“Një epokë e re po lind në Shtëpinë e Windsor, epoka e Mbretëreshës po merr fund ngadalë. Tranzicioni është i rrjedhshëm, gjë që është e mirë për monarkinë. “Edhe nëse mbretëresha jeton për shumë vite, ajo tashmë duhet të përgatitet për trashëgiminë e saj në fron”,-përfundon burimi. g.v/abcnews.al