U gjobit nga BE, Polonia refuzon pagesën

schedule15:25 - 29 Tetor, 2021

schedule 15:25 - 29 Tetor, 2021

Ministri i Drejtësisë, Zbigniew Ziombr,  këtë të premte ka deklaruar se Polonia nuk do të paguajë gjobën e vendosur nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë për reformën e diskutueshme të gjyqësorit.

Ndërkohë kujtojmë se dy ditë më parë Polonia u gjobit për reformat e saj të diskutueshme në drejtësi me 1 milion euro çdo ditë, sipas vendimit të Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian (GJED).

Masat ndëshkuese do të jenë në fuqi derisa Varshava të pranojë të respektojë një vendim të GJED-së të lëshuar në korrik që urdhëroi pezullimin e menjëhershëm të dhomës disiplinore të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe anulimin e vendimeve që ajo kishte marrë tashmë për heqjen e vendimeve gjyqësore. Dhoma mund të dënojë magjistratët sipas përmbajtjes së vendimeve të tyre.

Sanksionet do të zbriten nga fondet e BE-së që Polonia merr periodikisht. Vendi është deri tani përfituesi më i madh i fondeve të BE-së, pasi ka marrë më shumë se 18 miliardë euro në vitin 2020./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!