Droga në banesën e braktisur në Lezhë, arrestohet pronari, në kërkim dy djemtë e tij

schedule09:30 - 29 Tetor, 2021

schedule 09:30 - 29 Tetor, 2021

Policia ka dhënë informacion për lëndën narkotike të gjetur ditën e djeshme në një shtëpi të braktisur në Lezhë. Në pranga është vënë një person me iniciale V. N., banues në Manati, Lezhë, ndërsa janë shpallur në kërkim dy djemtë Sh. N. dhe S. N.

Sipas bluve ata janë posedues të 32 kilogramë e 200 gramë kanabis që u gjet dje në një banesë që përdorej prej tyre ngjtur me shtëpinë ku ata banonin. Tashmë po punohet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Manati”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohen 32 kilogramë e 200 gramë lëndë narkotike cannabis sativa. Vihet në pranga 1 shtetas, shpallen në kërkim 2 djemtë e tij.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme dhe kontrollit masiv të territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për shtetas që posedonin lëndë narkotike, në një banesë në përdorim, ngjitur me banesën e tyre, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Lezhë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Manati”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

V. N., banues në Manati, Lezhë, si dhe u bë shpallja në kërkim e 2 djemve të tij, shtetasve Sh. N. dhe S. N.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se shtetasit e lartpërmendur janë posedues të 32 kilogramë e 200 gramë lëndë narkotike cannabis sativa që u gjetën dhe u sekuestruan gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një banesë tjetër që ata e kishin në përdorim, ngjitur me banesën e tyre, në fshatin Manati, Lezhë.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme. /Abcnews.al