Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dinamo premio për “kokën” e Kukësit, mësohet shuma e majme që marrin lojtarët

schedule09:46 - 29 Tetor, 2021

schedule 09:46 - 29 Tetor, 2021

Dinamo është e motivuar më shumë se kurrë në ndeshjen kundër skuadrës së Kukësit.

Pas premios që morën për fitoren kundër Skëndërbeut, tani radha kalon tek skuadra e Kukësit.

Sipas “Panorama Sport”, drejtuesit e “bluve” kanë premtuar premio në rast fitoreje me shkuadrën e Kukësit. Shuma e premios e ofruar për lojtarët është 10 mijë euro në total.

Një shumë që i karikon lojtarët akoma më shumë për të arritur fitoren ndaj një skuadre si verilindorët që këtë sezon po zhvillojnë lojë argëtuese ku dhe rezultatet nuk kanë munguar.

Dinamo-Kukësi zhvillojnë ndeshjen e parë mes tyre ne elitën e futbollit shqiptarë. Takimi do të luhet ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”, ora 19:45 dhe për “blutë” kjo do jetë ndeshja e parë e tyre e luajtur në kryeqytet që pas rikthimit në “Abissnet Superiore”.  /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!