Uji u rikthye pas 5 ditësh vetëm 1 orë, qytetarët në Krujë të indinjuar: Keni nevojë të lahemi

schedule09:25 - 29 Tetor, 2021

schedule 09:25 - 29 Tetor, 2021

Pas 5 ditësh ndërprerje mbrëmë ka rinisur furnizimi me ujë të pijshëm në Krujë, por ka zgjatur vetëm një orë.

Nëpër rubinetët e banesave uji është rikthyer në orën 20.00 dhe është ndërprerë në orën 21:00.

Kjo ka sjellë indinjimin e qytetarëve, të cilëve nuk u ka dalë koha për të kryer të gjitha nevojat.

Uji i pijshëm ka ardhur mbrëmë po jo për ta përdorur e pirë kemi larë vetëm rroga. Ka ardhur në 8 deri në 9, ka ikur shumë shpejt. Kemi larë 2 lavatrice rroga, vetëm për atë e kemi përdorur. Kemi blerë ujë, kemi larë zarzavate. Nesër do dalim në protestë sepse sna kanë furnizuar me ujë fare. Na kanë njoftuar që do të dalin nesër, bashkia ka ndarë se ku e ka çuar se dimë. Kemi nevojë me u la, nuk na e kanë sjellë, këta kanë thënë se kemi ndarë ujë por sna e kanë sjellë. 5 ditë pa ujë, kjo është shumë keq, madje kanë nxjerrë fjalën se kanë shpërndarë ujë falas. Falas se kanë sjellë”, tha një banore.

“Mbrëmë erdhi uji mbushëm kazanat mbaruam nevojat që kishim në shtëpi sot s’ka ardhur uji fare. Për të pirë kemi blerë nëpër dyqane, ujë falas s’kemi marrë ne i kemi blerë me lekë uji. Mbrëmë uji ka ardhur në orën 8 kemi mbushur vetëm depozitat. Vetëm kemi mbushur dhe kemi larë rrogat mbrëmë. Na kanë lajmëruar që ujin ta përdorim vetëm për higjienë”, shtoi një tjetër.

Banorët janë këshilluar që ende të mos e përdorin për të pirë ujin apo për të gatuar. Ky rregull duhet të ndiqet deri në një njoftim të dytë. Më herët gjatë së enjtes Instituti i Shëndetit Publik bëri të ditur rezultatin e analizave të kampionit të ujit të marrë nga Kruja që çoi në helmimin e qindra qytetarëve. ISHP ka dalë në përfundimin se uji kishte prani të bakterit “enterokok”. Kjo sipas tyre ka ardhur për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe përzierjen e ujërave. be.k/abcnews.al