Kanat Nurtazin është një artist nga Kazakistani i cili talentin e tij të veçantë e poston në llogarinë personale në Instagram. Ai bën piktura të vogla duke prerë gjethet e verdha të rëna, të cilat i realizon me një brisk të mprehtë.
Kanat thotë se kishte bërë më parë prerje në letër, por ku pa gjethet e vjeshtës në Tokë, vendosi t’i përdorte ato në vend të letrës. Rezultatet e mahnitshme e justifikojnë popullaritetin e tij.
/abcnews.al