Lucas Paqueta që pas kalimit të tij tek Lyon është një titullar i padiskutueshëm dhe madje ka fituar vend dhe tek Brazili.
Peter Bosz , tekniku i Lyon , e konsideron brazilianin si një pikë kyçe të ekipit.
Ish-milanisti në Francë ka shënuar 5 herë dhe ka asistuar 3 herë për vargun e 14 ndeshjeve.
Në një konferencë për shtyp ai është shprehur:
“Unë jam një lojtar që punoj shumë gjithmonë , në çdo ekip jam i njëjti dhe punoj shumë për të dhënë maksimumin tim në fushë.
Tek Milani e ndjeva veten si praktikant, punoja fortë për vendin e titullarit por ata nuk më konsideruan asnjëherë si një të tillë.
Nuk më ofronin respekt , ndjehesha bosh e i humbur në Itali.
Në Francë tek Lyon është komplet gjë tjetër, këtu më duan , gjeta miq shumë të mirë përveçse thjesht kolegë, tifozët më ofruan dashurinë e munguar.
Tashmë jam i gjallëruar dhe i fokusuar totalisht për të ndihmuar ekipin tim aktual”./H.LL/abcnews.al