VIDEO/ A veproi drejt gjyqtari që ndëshkoi me karton të kuq Ampadu? Tifozët kundër, shikoni ndërhyrjen

schedule10:11 - 28 Tetor, 2021

schedule 10:11 - 28 Tetor, 2021

Në ndeshjen e Seria A mes Venezias dhe Salernitana, kur rezultati ishte 1-1 ndodhi një episod me njërin nga lojtarët e Venezias.

Vetëm  7 minuta pasi hyri në lojë në pjesën e dytë lojtari Ethan Ampadu ndëshkohet me karton të kuq nga gjyqtari i ndeshjes.

Ampadu bëri një ndërhyrje kundër Ribery si lojtari i fundit, që detyroi gjyqtarin kryesorë ta nxirrte nga fusha e lojës më karton të kuq. Edhe pse rasti u shikua me VAR, përsëri kryesori i ndeshjes nuk ndryshoi mendim.

Për shumë tifozë ndëshkimi me karton të kuq i lojtarit ishte i padrejtë sepse mbrojtësi i Venecias bëri një ndërhyrje të saktë ndaj kundërshtarit, prandaj gjyqtari gaboi me të.

Videoja e postuar në rrjetet sociale nga klubi i Venezias, ka marrë vëmendjen e gjithë tifozëve të cilët nuk bien dakortë me rastin në fjalë.

Po ju si e gjykoni ndërhyrjen e Ampadu?

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!