Policia e Beratit njofton se ka zbuluar dhe goditur dy raste të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit online duke proceduar tre persona.
Penalisht u proceduan G.C., 52 vjeç dhe N.K., 51 vjeçe, të dy banues në lagjen “Uznovë” dhe G.Gj., 32 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”. Ata u zbuluan nga kontrollet në lokale se ushtronin aktivitetin e lojërave të fatit, lloto sporti online.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 aparate celularë, të që shërbenin për vendosjen e llotove të sportit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme./ Abcnews.al