Senatorët brazilianë kanë votuar për të rekomanduar akuza kundër presidentit Jair Bolsonaro, për mënyrën se si e ka menaxhuar pandeminë e koronavirusit.
Një panel i Senatit ka përkrahur raportin që kërkon ngritjen e akuzave kundër Bolsonaros. Akuzat përfshijnë krime kundër njerëzimit, pasi autoritetet kanë regjistruar më shumë se 600,000 mijë vdekje me koronavirus.
Gjetjet do të prezantohen para Prokurorit të Përgjithshëm, zyrtar i emëruar nga Bolsonaro. Presidenti ka thënë se është “fajtor për absolutisht asgjë”, mirëpo kriza e ka dëmtuar popullaritetin e tij.
Vetëm Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar më shumë viktima me koronavirus në botë, sesa Brazili.
Megjithatë, ende nuk ka garanci se vota do të rezultojë me akuza penale, pasi rekomandimet e raportit duhet të analizohen nga Prokurori i Përgjithshëm, Augusto Aras, i cili pritet ta mbrojë presidentin.
Në raport përmenden dyshime se Qeveria e Bolsonaros ka zbatuar një politikë që ka mundësuar përhapjen e koronavirusit brenda shtetit, me shpresën e arritjes së imunitetit të tufës. /abcnews.al